Çifti i aksidentuar në Tiranë, ende në gjendje të rëndë
Çifti i aksidentuar 2 ditë më parë, Vilma dhe Arjan Konomi ndodhen ende në spital ndërsa foshja e tyre ka dalë. Gruaja është në gjendje më të rëndë.
Arjani dhe Vilma ndodhen në dy dhoma të ndryshme, ndërsa nuk dihet si do jetë vijueshmëria e gjendjes së tyre shëndetësore. Të dy së bashku me foshnjën e tyre 3 muajshe po kalonin në vijat e bardha te Rruga e Kavajës këtë të diel.
Me shpejtësi dhe me të kuqe, Ajas Sulejmani i përplasi te vijat e bardha. Pasi shkaktoi aksidentin, autori 39 vjeçar braktisi aty mjetin me targa gjermane dhe u largua menjëherë.
3 orë pas aksidentit, në një spital privat po në Tiranë, u arrestua 39 vjeçari Ajas Sulejmani, i cili pretendonte se ishte larguar nga vendi i ngjarjes pasi në makinë kishte një tjetër fëmijë që ishte lënduar.