Çifti i “Big Brother” në prag të martesës, propozimi në mes në Korçës

Nata e parë e ‘Festës së Birrës’ në qytetin e Korçës ishte mbushur plot emocione. Mes mijëra njerëzve të mbledhur në sheshin e qyteti ish-banori i “Big Brother”, Kristi Becka ka propozuar të dashurën e tij për martesë. Kristi dhe Tea Zhuli u njohën brenda të njëjtës shtëpi të vëzhguar nga mijëra shqiptarë. Ata u kujdesën që edhe këtë moment emocionues për jetën e tyre ta bëjnë publik para shumë njerëzve. Çifti kanë një lidhje disavjeçare, që meç duket do të kurorëzohet në martesë. Nga videot e siguruara nga Express vihet re entuziazmi i njerëzve në shesh si dhe emocionet që kanë mbërthyer Tean në skenën e ‘Festës së Birrës’. Qyteti është mbuluar nga drita e fishekzjarrëve duke shtuar kështu më tepër atmosferën e krijuar. Kristi dhe Tea tashmë regjistrohen si të paktët çifte që vazhduan përtej ‘reality shoë’ një marrëdhënie të bukur njerëzore.

Tea-Kristi-2