Çifti belg bëhet viral, i vendos 11 fëmijëve emra me kombinime mes vetëm 4 shkronjave
Një çift belg janë në pritje të fëmijës së tyre të 12-të.
Gëenny Blanckaert 32 vjeçe dhe Marino Vaneeno 39 vjeç kanë zgjedhur që emrat për fëmijët e tyre me kombinimet mes vetëm katër shkronjave: A, E, L dhe X.
Alex, Axel, Xela, Lexa, Xael, Xeal, Exla, Leax, Xale, Elax dhe Alxe janë emrat e 11 fëmijëve të parë të çiftit.
Sipas radhës, Alex është 13 vjeç, Axel 12, Xela 11, Lexa 10, Xael 9, Xeal 8, Exla 5, Leax 4, Xale 2, Elax 1 dhe së fundmi, i vogli Axle është vetëm 6-muajsh. Për fëmijën e 12-të, emri është ende një mister.
Ndërkohë, historia e familjes së madhe, e cila vjen nga Flanders dhe është bërë virale, ka ngjallur kureshtjen e rrjetit, i cili po vë bast për emrin e radhës./abcnews.al