Çiftet që zihen me njëri-tjetrin duhen shumë, shkenca e tregon pse
Sipas një studimi të kryer së fundmi, 44 për qind e çifteve të martuara besojnë se: nëse ziheni me partnerin/partneren…
Sipas një studimi të kryer së fundmi, 44 për qind e çifteve të martuara besojnë se: nëse ziheni me partnerin/partneren më shumë se një herë në javë, kjo gjë e ndihmon lidhjen e tyre të jetë më e shëndetshme për një kohë të gjatë. Në fakt, çiftet që debatojnë shpesh, në një mënyrë paqësore, mund të qëndrojnë bashkë më gjatë, pavarësisht keqkuptimeve të vogla, ata e dinë që dashuria e tyre është e sinqertë dhe e vërtetë. Bright Side na tregon pse zënkat me partnertin/partneren i bëjnë mirë marrëdhënies suaj:
Zënkat janë një shenjë e një marrëdhënie të pjekur
Zhdukja e vazhdueshme e konfliktit nuk është aspak mënyra më e mirë për të ndërtuar një marrëdhënie afatgjatë. Përkundrazi, nëse mund të flisni me argumente edhe kur debatoni, kjo do të thotë që e keni çuar dashurinë tuaj në një tjetër nivel. Njerëzit e pjekur nuk përdorin sulme personale ose të bërtitura. Në vend të kësaj, ata gjithmonë përpiqen të arrijnë një kompromis dhe të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre me ndihmën e një argumenti të shëndoshë.
Tregojnë se keni kujdes ndaj partnerit/partneres
Sigurisht që do të ishte më e lehtë të mbyllnit një sy për zakonet që ju çmendin nga partneri juaj. Mirëpo, në fakt juve nuk ju pëlqen të qëndroni në zonën e rehatisë dhe mendoni për të ardhmen më shumë se për të tashmen. Kjo mund të jetë një shenjë e një dashurie të vërtetë. Me fjalë të tjera, debati tregon se ju jeni shumë të angazhuar. Vetëm kujtoni diçka? Sa shpesh ziheni me prindërit dhe vëllezërit ose motrat? Njësoj është edhe me partnerin.
Debati e bën komunikimin më të lehtë
Për të krijuar besim në marrëdhënien tuaj, ju nuk duhet të qëndroni të qetë. Argumenti është një nga format kryesore të komunikimit. Ju bën më të afërt me partnerin, krijon besim dhe ju komunikoni me partnerin në mënyrë më produktive.
Debati tregon se do të qëndroni më shumë bashkë
Sipas disa studimeve, gabimi më i madh që çiftet zakonisht bëjnë është shmangia e debateve, me idenë se zënkat nuk janë një gjë e mirë për lidhjen. Mirëpo, komunikimi i dobët bëhet shpesh arsyeja më e zakonshme pse çiftet ndahen. Edhe pse mund të besoni se diskutimi i çështjeve të ndjeshme nuk do t’i shërbejë marrëdhënien suaj, kjo nuk është e vërtetë. Debati ju lejon të përqëndroheni në problemet tuaja dhe t’i zgjidhni ato para se të bëhen shumë të mëdha. Ja pse çiftet që argumentojnë, qëndrojnë së bashku për një periudhë të gjatë kohore.