Çiftet në radhë për një natë në shtëpinë e Romeos dhe Zhulietës
Darkë romantike nën dritën e qirinjve, shërbëtor personal, dhe pamje mahnitëse nga ballkoni në Verona. Të gjithë çiftet që duan të kalojnë një natë në shtëpinë e Romeos dhe Zhulietës, tanimë kanë mundësinë t’a jetojnë një eksperiencë të tillë falë kompanisë “Airbnb”.
“Casa di Giulleta” do të hapë dyert në 14 shkurt, Ditën e Shën Valentinit.
Të gjithë të dashuruarit që do donin të flinin në shtratin historik, që është përdorur edhe në filmin e Franco Zeffirelli për Romeon dhe Zhulietën në vitet 1960, mund të aplikojnë duke ndarë historinë e romancës së tyre dhe të argumentojnë pse janë të ftuarit perfekt për destinacionin ikonik.
Aplikimet zhvillohen online në website-n e Airbnb, dhe zgjasin në 3 Shkurt.
Top Channel