Çift kopertinash, Robert Berisha dhe Nora Istrefi ndajnë foton më të bukur të pushimeve

Edhe Nora Istrefi e Robert Berisha janë në listën e artistëve të cilët këtë fillim shtatori e kanë konsideruar si periudhën ideale të pushimeve. Pas angazhimeve të verës në koncerte bashkë me vajzën, Renée, çifti kanë marë rrugë drejt Turqisë. Në një prej resorteve më luksoze, Nora dhe Roberti po mbushin bateritë pas sezonit të lodhshëm. E normalisht nga ky pushim, s’kanë munguar fotografitë e përbashkëta. Ka qenë Roberti ai i cili ka ndarë fotografinë më të bukur të pushimeve me Norën, ku duken njw çift i vwrtetw kopertinash. Me linja trupore në top-formë, çifti vazhdon të mbetet një prej më të preferuarve në skenën muzikore shqiptare jo vetëm për pamjen por edhe për marrëdhënien e shëndoshë me njëri-tjetrit në historinë e gjatë të dashurisë. /Prive