
Ciara do të bëhet nënë për herë të tretë
Ciara do të bëhet nënë për herë të tretë.
Lajmin ajo e bëri të ditur në fund të muajit janar, ku papritur publikoi në rrjetet sociale një foto ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.
Nuk dihen ende shumë detaje lidhur me shtatzëninë e saj, megjithatë ditën e sotme këngëtarja ka zbuluar gjininë e bebushit që po pret.
Ajo ka publikuar një video ku shfaqet së bashku me dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin Wilson teksa zbulojnë se së shpejti familjes do i shtohet një djalë.