Chrissy Teigen tregon se ka qenë shtatzënë gjatë transplantit të gjirit
Chrissy Teigen dhe këngëtari John Legend janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.
Sipas mediave shtatzania ka qenë e paplanifikuar dhe cifti e ka marrë vesh përpara operacionit që do i nënshtrohej Chrissy.
Pasi u pyet nga një fans në rrjetin e saj social ‘Twitter’, Chrissy vendosi të tregoj sesi e mori vesh lajmin. “Bëra testin e shtatzënisë para se të hyja në operacion. Tregonte se është negative, po nuk ishte”, u shpreh ajo.
Mes tjerash, Chrissy shtoi: “U bënë shumë vite që unë bëjë testin e shtatzënisë pothuajse çdo muaj, duke u lutur që një ditë të jetë pozitiv. Fatmirësisht ashtu doli. Nuk kam pasur asnjë pozitiv më parë”.Po ashtu Chrissy ka treguar se ka patur frikë se mos i ndodhte dicka gjatë transplantit të gjirit.