Chrissy Teigen përshkruan largimin nga rrjetet sociale: Është e tmerrshme të heshtësh veten tënde (sepse duan të tjerët)

Chrissy Teigen vendosi disa muaj më parë të largohej nga rrjeti social i ‘Twitter’, duke bërë me dije për të gjithë se nuk mund të përballej me negativitetin e madh që gjente atje. Megjithatë kjo “braktisje” e përkohshme duket se nuk ka zgjatur shumë pasi dje modelja 35-vjeçare është rikthyer sërish në të.

“Duket e tmerrshme të heshtësh veten tënde dhe gjithashtu mos të shijosh mendimet e zakonshme në ditë, por dhe të humbësh rreth 2000 miq përnjëherësh”, ka shkruar Chrissy në një status në ‘Twitter’, duke njoftuar kështu se është rikthyer sërish.

Teigen ka ndarë herë pas here problematika nga më të ndryshmet në rrjetet e saj sociale, duke u bërë kështu një nga zërat më transparentë në rrjet. Modelja ndau hap pas hapi dhe humbjen e fëmijës së fundit duke pohuar se nuk do të mund të mbesë më shtatzënë./revistawho.com