Chrissy Teigen humbet fëmijën: Një dhimbje që nuk e kishim provuar kurrë, i kishim vënë edhe emrin
Dy ditë më parë u bë e ditur se modelja e njohur, Chrissy Teigen, ishte shtruar me urgjencë në spital për shkak të hemorargjisë.
Për fat të keq, Chrissy e ka humbur beben e saj dhe lajmin e trishtë e ka dhënë vetë së fundmi në rrjete sociale.
“Jemi të shokuar dhe në atë dhimbje që ju vetëm dëgjoni, ajo lloj dhimbje që se kemi ndjerë kurrë. “Nuk mundëm të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim bebit tonë lëngjet që i nevojiteshin, pavarësisht qeseve e qeseve të transfuzionit të gjakut. Thjesht nuk ishte e mjaftueshme”, shkruan Chrissy.
“Ne kurrë nuk vendosim për emrin e bebeve derisa ata lindin. Por ne për disa arsye, kishim filluar ta thërrisnim këtë djalë të vogël në bark Jack. Kështu që ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Ai u mundua aq shumë të ishte pjesë e familjes tonë dhe do të jetë gjithmonë. Do të të duam gjithmonë”, shton modelja.
“Në këto ditë të errëta, do të qajmë, por do të përqafohemi dhe do ta duam njëri-tjetrin më shumë dhe do ta kalojmë”, vazhdon Chrissy.
Ajo dhe John janë prindër të dy femijëve, Luna dhe Miles, të cilët kanë ardhur në jetë me metodën In Vitro. Për të gjithë ishte një befasi që modelja mbeti shtatzënë natyralisht këtë herë, por për fat të keq bebushi nuk ja doli dot të vinte në jetë.