Chris Rock risjell në skenë shuplakën tronditëse në ‘Oscars’, komediani ‘thumbon’ Will Smith: Kushdo që thotë se fjalët vrasin nuk ka provuar…
PANORAMAPLUS.AL/ Kanë kaluar rreth katër muaj që pas shuplakës tronditëse që Will Smith i dha mikut të tij Chris Rock në mes të çmimeve Oscar.
Komediani i cili vendosi të reagonte atë kohë ndaj shuplakës me nota humori, u shpreh se kishte nevojë ta përpunonte të gjithë ngjarjen që sapo i kishte ndodhur dhe nuk ngriti akuza ndaj ish-mikut të tij.
Rock doli në skenë së fundmi në Madison Square Garden të qytetit të New York të shtunën, së bashku me komedianin Kevin Hart teska kryesuan turneun e komedisë “Only Headliners Allowed” – i cili kishte Dave Chappelle si të ftuarin surprizë.
Gjatë shfaqjes së fundit të ‘stand-up’-it, komediani ironizoi Will Smith në lidhje me incidentin famëkeq.
“Kushdo që thotë se fjalët të vrasin nuk është goditur kurrë me grusht në fytyrë”,– u shpreh Rock.
Nga ana tjetër Smith, ndërkohë, ka qëndruar jashtë vëmendjes që nga veprimet e tij në Oscar dhe është përjashtuar nga të gjitha ngjarjet e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit për 10 vitet e ardhshme.
Aktori i cili kërkoi falje menjëherë pas incidentit, nuk ka folur më për ngjarjen që atëherë, por zbuloi në një video të regjistruar para “Oscars” gjatë një interviste me David Letterman se ai kishte halucinacione për një vizion të humbjes së karrierës dhe pasurisë së tij.
Pas incidentit, Will u pa duke festuar një natë me familjen e tij në festën e Oscars Vanity Fair, duke kërcyer me këngën e tij “Gettin’ Jiggy Wit It” ndërsa turmat e brohorisnin.
Megjithatë, disa ditë më vonë ai kërkoi falje akademisë por jo Chris në një deklaratë zyrtare duke thënë se sjellja e tij ishte ‘e papranueshme dhe e pafalshme’ dhe e la atë të ‘turpëruar’.
“Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese”, shkroi ai.
Pas incidentit, Smith shkoi në Indi për shërim shpirtëror dhe që atëherë nuk është parë shumë në daljet publike. Nuk dihet ende nëse ish-miqtë kanë pasur kontakte me njëri-tjetrin që prej asaj ngjarjeje.