Chris Pratt, së shpejti baba
Aktori Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger presin fëmijën e tyre të parë! Burime për “People” bëjnë me dije se partnerja e Pratt është shtatzënë. Për Katherinë ky do të jetë bebushi i parë, ndërsa për Chris i dytë pasi aktori është baba i një djali 7-vjeçar nga martesa e parë me Anna Faris
Pas ndarjes nga Faris, aktori dhe partnerja e re u martuan në fshehtësi të plotë qershorin e kaluar. Që atëherë, Chris nuk kursehej kur vinte puna tek deklaratat për një familje të madhe. Çifti e kishte planifikuar ta zgjeronte familjen menjëherë pas martesës. Lidhja e tyre e shpejtë, nuk ka qenë kurrë një marrëdhënie tipike. Për aktorin mjaftonte që e dinte e ëma e partneres dhe kaq. Përveç kësaj, e gjithë pjesa tjetër e dinte se ai e kishte ndarë mendjen që do të martohej me Schwarzenegger.