Chris Noth reagon në mënyrën më sportive të mundshme pas lajmeve se nuk do jetë pjesë e “Sex and the city”

Chris Noth ka thyer heshtjen pas lajmeve se ai nuk do të jetë pjesë e sezonit të ri të serialit “Sex and the city”, lajm i cili i zhgënjeu fansat. “Page Six” raportoi pak ditë më parë se Noth ka zgjedhur të mos jetë në sezonin e ri të serialit.

Një komentues e pyeti aktorin, i cili luante rolin e “Mr.Big”, nëse lajmi është i vërtetë dhe ai ju përgjigj me shumë sportivitet.

“Epo, nëse e thotë Page Six, duhet të jetë e vërtetë”-tha aktori.

Sipas të njëjtit lajm nga “Page Six”, as aktori David Eigenberg, i cili luante rolin e Steve, nuk do të jetë pjesë e sezonit të ri.

Këta dy aktorë i bashkohen aktores Kim Cattrall e njohur si Samanta, e cila ishte e para që u raportua se nuk do të jetë pjesë e serialit.

Me kaq shumë mungesa, fansat kanë të drejtë të jenë të zhgënjyer!