
Chris Hemsworth: “M’u desh të punoja shumë, por pasuria s’më bëri të lumtur”
Aktori australian ka qenë në qendër të faqeve rozë kohët e fundit për shkak të investimit që ka bërë në pasuritë e paluajtshme. Megjithatë në një intervistë për GQ Australia, ai është shprehur se nuk ndihet dhe aq mirë për pasurinë që ka tani. “Nuk ndihem mirë, më saktë është e çuditshme kur e mendoj se sa më është dashur të punoj dhe sa të vështirë e kam pasur në fillim. E mbaj mend kur kam qenë i vogël kurseva një vit të tërë për të blerë një tavolinë serfi, e cila kushtonte 600 dollarë, shkruan Lapsi.al. Madje pasi e bleva nuk e përdorja se më dukej sikur do të thyhej. Fillimet e mia më kanë mësuar që t’i vlerësoj ato që kam tani dhe këtë gjë dua t’ua mësoj edhe fëmijëve.
