Chris Evans fshin profilet e mediave sociale

Personat e famshëm po qëndrojnë gjithnjë e më shumë larg mediave sociale dhe shumë prej tyre zgjedhin të fshijnë rrjetet e tyre sociale. Kështu ka ndodhur edhe me aktorin e njohur Chris Evans, i cili ka vendosur të çaktivizojë Instagramin dhe Twitterin.

Ditë para se të mbyllte llogaritë e tij, aktori shpjegoi arsyet e këtij vendimi, pasi nuk donte që fansat e tij të shqetësoheshin. Arsyeja është e thjeshtë, aktori dëshiron të fokusohet më shumë tek vetja.

Presioni i mediave sociale shpesh ka rezultuar të jetë i padurueshëm për shumë yje të showbizz-it. Ndonëse fansat e tyre i lavdërojnë shumë, komentet dhe kritikat negative janë gjithashtu të shumta.

Ed Sheeran, Millie Bobby Broën, Harry Styles, Kendall Jenner, Justin Bieber, Lizzo dhe Kanye Ëest janë vetëm disa nga personazhet që në të kaluarën kanë çaktivizuar llogaritë në rrjetet e tyre sociale.

Klan News