Chris Brown reagon për lajmin e shtatzënisë së Rihannës

Chris Brown i ka dërguar një mesazh ish-partneres së tij, Rihanna me rastin e shfaqjes së Super Bowl, ku ajo zbuloi se është shtatzënë për herë të dytë.

“Go girl”, shkroi reperi në Instastory dhe një emoji zemre.

Edhe pse postimi nuk kishte asnjë përmendje të drejtpërdrejtë të Rihannës, mesazhi u publikua në kohën kur Rihanna po performonte. Rihanna nuk iu përgjigj mesazhit të Chris Brown.