
Chris Brown nxorri rrobat në shitje, fqinjët lajmëruan policinë
Këngëtari i njohur, Chris Brown vendosi të shesë disa nga rrobat dhe objektet që nuk i duhen më me një çmim të arsyeshëm.
Kaq mjaftoi që lagjia e tij në Tarzana, Kaliforni, të mbushej plot me njerëz, disa prej të cilëve mbërritën që në orët e para të mëngjesit për të qenë aty kur të hapej “dyqani”. Brown përdori garazhdin e shtëpisë, dhe shtoi edhe disa tenda të cilat u zbrazën brenda pak orësh.
Numri shumë i lartë i blerësve u bë problem për banorët e zonës, të cilët njoftuan policinë për ti larguar dhe për të ndaluar shitjen por nuk ja dolën dot pasi avokati i Brown tha se klienti i tij nuk po bënte asgjë të keqe./Opinion.al