Chicago feston 1-vjetorin, Kim Kardashian e uron me fjalë të ëmbla vajzën që lindi nga një nënë surrogato

Ditën e sotme vogëlushja e Kim Kardashian, Chicago, feston ditëlindjen e saj të parë. Lajmin e ka bërë të ditur Kim nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ku e uron të bijën nëpërmjet fjalëve më të ëmbla.“Gëzuar ditëlindjen vajza ime e bukur Chi. Fëmija më i ëmbël në botë. Mami dhe babi të duan shumë”, shkruan Kim krahas fotos së vogëlushes. Ardhja në jetë e Chicago më 15 janar të vitit të kaluar bëri shumë bujë në media, pasi ajo u lind nëpërmjet një nënë surrogate. Kujtojmë se këtë vit Kim ka vendosur që të bëhet nënë për herë të katërt nëpërmjet së njëjtës mënyre dhe tani nëna surrogate është në pritjen e ëmbël.