
Chiara Ferragni shfaqet duke qarë në TikTok
Chiara Ferragni është shfaqur me lot në sy në një video të publikuar në Tiktok. Shkak është bërë një trend viral në TikTok, i lindur në melodinë e këngës Coez. Edhe pse fajin Chiara ia la trendit, njerëzit e kanë lidhur videon me faktin se blogerja nuk po i përballon aq lehtë ndryshimet në jetën e saj private.
“Ja si përfundova duke lexuar të gjitha historitë e këtij trendi”, ka shkruar ajo krah videos ku përdoruesit tregojnë historitë e tyre dhe vështirësinë për të harruar një dashuri.