Chiara Ferragni poston foto me të brendshme, ndjekësit: ‘Tani po që na i tregove të gjitha’
Chiara Ferragni po tërheq vëmendjen e ndjekësve të saj dhe këtë herë jo për postimet me Leo-n apo Vittoria-n.
Ndjekësit, sot morrën një postim tundues nga Chiara. Para pasqyrës, në dollapin e saj të mirënjohur (ai që të gjithë do të donin ta kishin), Chiara u shfaq me të brendshme plotësisht transparente të brand-it të cilin e reklamon.
Pati një ortek komentesh. Sigurisht nuk mungon komenti i partnerit të saj, Fedez, i cili shkruan ‘Wellaaaaaaaa’.
Shumica e ndjekësve e mbështesin, por pati dhe nga ata që nuk e pelqyen aspak, duke e cilësuar si një foto ‘vulgare’.
Pastaj ka edhe nga ata që marrin rolin e moralistit dhe përpiqen të kthejnë një nga femrat më të sukseshme në Itali, në rrugën e duhur duke i kujtuar rolin e saj si nënë, dhe ata që e hedhin ironi dhe kritika: “Nga tani na ke treguar gjithçka”.
View this post on Instagram
Fenomeni Ferragni
Për Chiara Ferragni e gjithë kjo është vetëm punë, por prej kohesh ajo është bërë një fenomen i vërtetë shoqëror, për shkak të aftësisë së saj për të krijuar thashetheme në çdo postim. Asaj i pëlqen të tregojë veten dhe nuk fshihet para asgjëje. Një gjë është e sigurt, trupi i saj është kthyer në formën më të mirë të mundshme, pas lindjes së Vittoria-s!
View this post on Instagram