Chiara Ferragni nuk është më italianja më e ndjekur në Instagram! Ja 21-vjeçari që i zuri fronin

Chiara Ferragni, me 23.9 milionë ndjekës në Instagram, ishte italianja më e ndjekur në rrjetet sociale, por tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Gjatë orëve të fundit, influencuesja e ka humbur pozicionin e saj dhe tashmë fronin e ka marrë ylli i “TikTok”, Khaby Lame, nga Chivasso, raporton “Corriere dello Sport”.

Nëse në “TikTok” ai është, tani për tani, “vetëm” profili i tretë më i ndjekur në botë (mbi 75 milion ndjekës), në Instagram ka tejkaluar mbretëreshën italiane të kësaj platforme.

Khaby Lame ka arritur 24.3 milionë ndjekës në Instagram, duke lënë pas tij në një kohë të shkurtër profile të mëdha si ai i të, Belen, Mario Balotelli dhe Gianluca Vacchi.

Siç thuhet në mediat italiane, fitimet e Khaby-t nga “TikTok” kapin një shifër të majme.

“TikTok” paguan 0.01 euro për 1000 shikime dhe në muajin e fundit ai ka arritur 1 miliard e 977 milionë shikime, që do të thotë se fitimi i Lame, sipas llogaritjeve të mediave italiane, është rreth 19.777 euro, vetëm në muajin e fundit.