Chiara Ferragni “e çmendur” pas çantave: E fundit kushton 85 mijë euro!

Pas një periudhe ( të shkurtër) që i qëndroi larg rrjeteve sociale, Chiara Ferragni iu rikthye postimeve në Instagram me foto nga përditëshmëria, Fedezi, vajzat dhe …cantat!

Mjaftoi një selfie në ashensor që ajo të shpaloste pasionin për modelet Hermes, të cilat i ka shumë për zemër. Në mënyrë të vecantë, influencuesja vecon Birkin: Koleksioni i saj është mjaft i gjerë e përfshin lloj-lloj cantash nga më të mëdhatë tek më të voglat, nga më të thjeshtat tek ato me lëkura ekzotike si të strucit apo krokodilit që shkojnë nga 15 deri në 30 mijë euro.

Chiara a tashmë një Birkin Himalaya, një Birkin Cargo e një sërë llojesh të tjera cantash Hermes të përmasave e ngjyrave të ndryshme.Blerja e fundit është një Birkin Rock, një cantë tejet e rrallë dhe shumë e kushtueshme: Në website, cmimi I saj shkon në 85 mijë euro.

Modeli në edicion të kufizuar I përket koleksionit vjeshtë dimër 2002 të shtëpisë së njohur franceze të modës. Fillimisht e menduar për publikun mashkullor, kjo cante është prodhuar edhe në variantin që mund të mbahet nga femrat, pikërisht atë që ka blerë blogerja.

Bordo