Chiara Ferragni dhe 9 veshjet që mund të zgjedhë për në Sanremo!
Ka nisur numërimi mbrapsht për edicionin e 73-të të “Festivalit Muzikor të Sanremos”. Duke menduar Amadeusin, imagjinojmë sa e emocionuar do të jetë Chiara Ferragni, e thirrur nga drejtori artistik i festivalit, që nis zyrtarisht më 7 shkurt, për t’iu bashkuar asaj në mbrëmjen e parë dhe të fundit të eventit.
Por, le të imagjinojmë, duke pasur parasysh një zgjedhje kaq të guximshme të saj për të debutuar në televizion në rolin e prezantueses në atë që siç e dimë mirë është eventi televiziv i vitit në Itali.
Por nëse ideja për t’u përballur me një audiencë kaq të madhe dhe le ta pranojmë të pamëshirshme, mund t’i bëjë gjunjët e saj të dridhen paksa, nga ana tjetër në një front tjetër, të mundimshëm dhe “të rrëshqitshëm” për shumë nga kolegët e saj, Chiara Ferragni mund të flejë e qetë, veshjet për t’u ngjitur në skenën e Ariston.
Në fakt, kush më mirë se ajo mund të ketë ide të qarta se çfarë të veshë për një rast kaq të veçantë? Përvoja, imagjinata, shija (dhe këshilltarët e modës) sigurisht që nuk mungojnë dhe jemi mjaft të sigurt se ato që do të jenë zgjedhjet e Chiarës përsa i përket veshjeve, mund të jenë të duhurat.
Por “Vanity Fair” ka dashur të na argëtojë pak, duke sugjeruar 10 fustane ëndrrash që do të donin shumë ta shihnin t’i vishte ndërsa zbriste shkallët e Festivalit. Chiara sigurisht nuk ka nevojë për këshilla, por ja 10 sugjerime.
Nuk i dihet, ndonjëri mund të jetë zgjedhja e Chiara-s.