Chiara dhe Fedez nuk gjejnë paqe, zihen në mes të ditëlindjes së Vittoria-s!
Duket se tensioni i Ferragnez është i lartë pas ndarjes. Thuhet se ka pasur një debat të ashpër mes Chiara Ferragnit dhe Fedez në fund të festës së ditëlindjes së vajzës së tyre Vittoria-s. Sipas “Corriere della Sera” ka pasur një përplasje mes prindërve të vogëlushes që duket se ka shkatërruar gjithë festën e vogël.
Ashtu siç ndodhi me Leonen, dy prindërit janë takuar bashkë për të festuar ditëlindjen e së bijës. Të dy kanë postuar foto nga festa, por nuk janë shfaqur në asnjërën prej tyre bashkë. Pasi kanë debatuar Fedez është larguar i shoqëruar nga asistentja e tij. Ka qenë nëna e tij, Tatiana, ajo që e ka ndjekur dhe është përpjekur ta qetësojë. “Federico mjaft,”i ka thënë ajo.