Cher tërheq vëmendjen me një paraqitje surprizë për Balmain në Javën e Modës në Paris!
Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Cher, së fundmi ka mahnitur me paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris. 76-vjeçarja ka marrë pjesë në sfilatën e markës luksoze Balmain dhe në fund ka ecur në pasarelë me stilistin Olivier Rousteing dhe ka përshëndetur të pranishmit.
Ajo kishte veshur një stilim nga Balmain që i theksonte format e saj trupore, me të cilën e kombinoi me taka të larta. Cher u shpreh në lidhje me sfilatën:
Kjo ishte sfilata më e mirë e modës ndonjëherë. U ndjeva e mahnitshme. Modelet ishin të bukura, ashtu si të gjitha rrobat që kishin veshur. Jam e nderuar që pata mundësinë të jem pjesë e kësaj.
Së fundmi ikona e muzikës, Cher iu përgjigj një postimi në Twitter që e krahasonte atë me yllin e popit, Dua Lipa, e cila është gati gjysmë shekulli më e re se ajo. Një fanse në Twitter shkroi: “Dua Lipa, Cher e gjeneratës sonë”, mbi një klip të Duas që ka një ngjashmëri të dukshme fizike me artisten.
Ata kishin postuar një foto të dy këngëtareve krah për krah që duken jashtëzakonisht të ngjashme me flokë të drejtë e të gjatë të zinj dhe veshje të me shkëlqim. Në përgjigje të komentit, Cher, e cila festoi ditëlindjen e saj të 76-të në maj, shkroi:
Sa vjet janë në një gjeneratë.
Top Albania Radio