Charlize Theron zbulon sekretin e pamjes së saj
Aktorja Charlize Theron ka ndarë për ndjekësit se cfarë përdor për kujdesin ndaj lekurës.
1.Vendos gjithmonë krem mbrojtës ndaj diellit.
Aktorja tha për Harper’s Bazaar se ajo zgjohet “me të vërtetë herët” për të ndihmuar fëmijët për në shkollë. “Kur zgjohem, shpëlaj fytyrën dhe vendos kremin e diellit,” tha ajo. “Vendos edhe balsam për buzët.”
Natën, “Unë përdor serum, krem për sytë dhe një hidratues të mirë,” tha aktorja për Harper’s Bazaar.I jep përparësi kujdesit të lëkurës gjatë natës.. “Kam mësuar të kujdesem për lëkurën gjatë natës, kështu që në mëngjes mjaftohem me larësin dhe kremin me SPF.”
3.Bën trajtime të shpeshta.
Çdo tre javë, aktorja bën trajtime fytyre në qendrat estetike.
4.Ha shëndetshëm.
Theron ha “ushqime të papërpunuara me bazë bimore”.
5. është në rregull me shenjat e moshës.
“Ka ditë kur me të vërtetë e dua fytyrën time dhe nuk kam asgjë me rrudhat përreth gojës dhe syve. Pastaj ka ditë kur nuk më pëlqejnë,” tha ajo për InStyle. “Nuk do të thotë se nuk dua të plakem. Sa më shumë ta kuptojmë se është proces normal, aq më shumë do të heqim presionin.”