Charlize Theron kapet mat me modelin më të ri në moshë!

Charlize Theron ka gjetur sërish dashurinë, pas lidhjeve të dështuara me Sean Penn dhe Gabriel Aubry. Aktorja 47-vjeçare është kapur nga paparacët me të dashurin e saj të ri, duke dalë nga një restorant në Los Angeles.

Tre vite më parë ajo po thoshte me zë të lartë se nuk kishte nevojë për një burrë në jetën e saj dhe se i pëlqente të ishte nënë beqare. Tani Charlize Theron po shkëlqen në krahun e një djali më të ri, modelit Alex Dimitrijevic, shkruajnë mediat rozë.

Të dy u fotografuan nga paparacët duke ngrënë drekë në një restorant në Los Angeles. Alex Dimitrijevic është pjesë e agjencisë Top Models. Fotoja e dyshes u publikua nga gazeta britanike Daily Mail.

Në vitin 2020, në një intervistë me prezantuesin e radios Howard Stern, Charlize Theron thoshte se nuk e donte shumë një lidhje të re, dhe se ishte e kënaqur me dashurinë që merrte nga dy fëmijët e saj ( te adoptuar). “Nuk kam dashur kurrë të martohem. Nuk ka qenë kurrë kaq e rëndësishme për mua. Tani kam dy dashuri të mëdha në jetën time, jeta ime është plot dashuri”, që shprehur atëherë ylli hollivudian. Stern këmbënguli që aktorja të pranojë se nuk mund të jetojë pa dashurinë e një burri. “Charlize, më shiko mua! Me kalimin e kohës do të ndihesh e vetmuar”, i tha ai.

“Jo, nuk ndihem vetëm. Nuk kam qenë kurrë vetëm. Thjesht nuk ka vend për këtë në jetën time tani. Më pëlqen të njihem me dikë, por nuk e di nëse do të jem në gjendje të bashkëjetoj sërish. Jam shumë e vjetër për këtë”, thoshte Charlize qershorin e vitit 2020.

Bordo