Champions League: Lazio me 12 lojtarë në dispozicion: kthimi i Strakoshës një mister

Lazio është në emergjencë të plotë në prag të sfidës së Champions League kundër Brugges. Immobile, Luis Alberto, Lazzari, e Djavan Anderson janë përjashtuar nga transferta në Belgjikë pasi iu nënshtruan një tamponi të ri, ndërsa pjesë e grupit është Pereira. Shoqëria nuk ka bërë ende njoftim zyrtar.

Në mëngjes vetëm 12 lojtarë të skuadrës së parë kanë zbritur në fushë për stërvitje. Katër mungesat i shtohen atyre të Cataldi, Lucas Leiva, Luiz Felipe, Strakosha, Armini, përvec Escalante, mungesë e ditur për shkak të problemit të ri muskulor të marrë në Bolonja, e atyre që mungpojnë prej një kohe të gjatë Lulic e Radu. Inzaghi është detyruar të aktivizojë të rinjtë e për të mbushur grupin. Kështu, Furlanetto, Franco, Pica, Bertini e Czyz janë bashkuar me skuadrën e parë.

Një këmbanë alarmi ra që dje, kur mungesat e Leiva e Luiz Felipe iu shtuan atyre të padisponueshëm për një kohë të pacaktuar të Strakoshës, Arminit e Cataldit. Dy të parët janë zhdukur nga radari (e nga fusha) pas Lazio-Borussia Dortmund, mesfushori ishte i ndalur që para ndeshjes ndërsa të tre humbën edhe Lazio-Bologna.