Ç’fshihet pas konfliktit të Zonjës Eni me Zotin Llakaj? Juristja flet për marrëdhënien private mes tyre

Juristja e njohur Eni Çobani ishte e ftuara e kësaj jave në programin e IN “Një kat më lart”, që moderohet nga Ermal Peçi. Zonja Eni, siç njihet në publik, është bërë së fundmi pjesë e shkrimeve online pas një deklaratë të aktorit, Agron Llakaj rreth programit të saj. Teksa moderatori nis të flasë, Eni pohoi se kjo histori për të është e mbyllur, ndërsa Ermali e pyeti për deklaratën e Agronit bërë së fundmi, se ai nuk e imiton por se pjesa “Shihemi në gjyq” është pjesa më banale e të dielës. “Zotin LLakaj e njoh nga televizioni. S’kam asgjë private me të. E kam lexuar, nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë, nuk e gjeta. Është pak konfuze ajo e thëna e tij”, pohoi Eni. Por a kanë pasur ata një përplasje personale? Përse ripërsëritet historia? A i kanë kërkuar Enit miqtë e saj të reagojë? “Shqiptarët më njohin, e dinë kush jam. Nuk kam asnjë fjalë për t’i thënë. Duhet të ketë ai për të më thënë, unë s’jam marrë me të”, thkesoi ajo në intervistën “Një kat më lart”. /Story.al/