Çfarë thonë yjet për Ori Nebijajn? E zbulon astrologe Meri

Astrologia e njohur Meri Shehu ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, ku përpos parashikimit për të gjitha shenjat, u ndal edhe tek Ori Nebijaj, e cila në zgjedhjet e 25 Prillit do të kandidojë për deputete nën siglën e Partisë Demokratike.

“Çfarë thonë yjet për yllin tonë?”– e pyeti Isli, Merin.

Meri: Më bëhet qejfi që ke dëshirë, je idealiste dhe mbaje të pastër frymën idealiste. Unë besoj tek ty. Do të jap gjithë dëshirën dhe gjithë pasionin të arrish atë që do.

Isli: Po votën a do e japësh pa mirë, lërë dëshirën dhe pasionin (qesh)

Meri: Votën unë ja kam dhënë në publik. Je një vajzë e mirë dhe përderisa je vajzë e mirë, duhet ta marrësh edhe votën

Ori: Të falënderoj shumë e dashur.