
Çfarë i tha Patris Berisha gruas së tij Tunës pas koncertit?
Të premten Tuna Sejdiu ka promovuar albumin e saj “Fortuna” për të cilin ka punuar një kohë të gjatë.
Këngëtarja vendosi që kjo natë e rëndësishme për të si artiste, të zhvillohej në Maqedoni, me shumë të ftuar, miq e familjarë.
Pa dyshim se në këtë datë të veçantë, nuk mungoi as bashkëshorti i saj me të cilin ka një djalë, Patrisi.
Ai postoi një fotografi sot e cila është realizuar prapa skenës së vendit ku performoi Tuna.
“Po shtyhem cili i ka dhëmbët më të bardhë”, ka shkruar Patrisi mbi foton ku shihet shumë i lumtur krah gruas së tij.
Albumi i Tunës tashmë ka dalë dhe të gjithë keni mundësi t’i dëgjoni këngët e saj./Prive.al