Çfarë shkroi Trump në letër? Biden: Ishte zemërgjerë

Joe Biden hyri në zyrën ovale të mërkurën pasi bëri betimet në një ceremoni me masa të larta sigurie. Ai ka firmosur urdhërat e parë ekzekutiv që në momentin që shkeli në zyrë, por mediat kanë zbuluar një tjetër detaj interesant. Ish-presidenti Trump i ka lënë pasardhësit të tij një letër në tavolinën e punës, të cilën Biden e ka përmbledhur me një fjali: “Ishte një letër shumë zemërgjerë”.

Më tej sipas raportimeve nga mediat, presidenti nuk pranon të tregojë detaje të tjera për përmbajtjen pasi e ka konsideruar si personale dhe nuk do e ndajë me askënd pa folur më parë me Trump.

Ky lajm e habiti jo pak publikun pasi Trump nuk e pranoi asnjëherë fitoren e Biden, madje akoma flet për vjedhje të votave. Të kenë ndryshuar gjërat vallë?/revistawho.com