Çfarë shenjoi në Francë që Hueyda El Saied e quan veten vajzë kaq me fat?

Për një kohë të gjatë, Hueyda El Saied ka jetuar në Francë, ndërsa tanimë ndodhet në Luxembourg së bashku me partnerin e saj Thierry dhe djalin e vogël, Gabriel.

E dalluar gjithmonë si një vajzë showbizi me shumë talente, Hueyda ka zbuluar se çfarë në fakt e ka inspiruar në të vërtetë gjithë kohës.

“Kam qenë mjaftueshëm me fat të jetoja dhe punoja në Paris kur isha në fillimet e mia. Por vetëm tani e kuptoj pse shumë shkrimtarë, piktorë, këngëtarë vijnë të jetojnë në Paris. Është vendi më i mirë për t’u inspiruar dhe për të qenë një artist”, ka shkruar El Saied.

Edhe tani, Hueyda e gjen kohën të pikturojë dhe të zhvillojë të gjitha pasionet e fituara me kohën, për të cilat ka dalluar gjithmonë./revistawho.com