Çfarë rastësie! Tërmet pas dy vitesh në të njëjtën ditë, gazetarja shqiptare e përjeton në të njëjtin vend (VIDEO)

Lëkundje tërmeti janë ndjerë rreth orës 16:05 në Tiranë, pasditen e sotme (21 shtator).

Shikoni reagimin gazetares Besmira Pelushaj e cila ishte në transmetim në drejtpërdrejtë gjatë edicionit informativ të orës 16:00 në RTV Ora, kur u ndjenë lëkundjet e tërmetit.

Dy vite më parë, në 21 shtator 2019 gazetarja Pelushaj ka qenë sërish në transmetim të drejtpërdrejtë kur u ndjenë lëkundjet e shtatorit./OraNews/