Çfarë pret Era Rusi nga 2020-ta? Këngëtarja shpreh hapur dëshirën për të pasur një fëmijë
Ditën e sotme Era Rusi ishte e ftuar speciale në emisionin “Ftesë në 5”, për të folur mbi të rejat në jetën profesionale e jo vetëm. Këngëtarja tregoi diçka më tepër rreth bashkëpunimit të dytë me Ylli Bakën për këngën “Në emër të shpresës”, e cila ju dedikua të prekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë. Gjatë intervistës me artisten, moderatorja e emisionit, Bieta Sulo, nuk harroi ta pyeste atë mbi jetën private dhe çfarë pret nga 2020-ta. Moderatorja e pyeti Erën nëse i ka premtuar vetes se 2019-ta do të jetë viti i fundit që feston pa unazë në gisht dhe këngëtarja ka surprizuar me përgjigjen. Ajo është shprehur se asnjëherë nuk i ka pëlqyer ideja e unazës, por do të donte që vitin e ardhshëm të bëhej nënë për herë të parë. “Nuk kam qenë shumë pas unazës. Ajo që do të doja është një fëmijë”, ka thënë Era.
Ndër të tjera ajo ka treguar se i vjen keq që ka 15 vite që nuk feston Vitin e Ri me familjen dhe prandaj në këtë periudhë ndihet melankolike. Era Rusi është treguar gjithmonë e sinqertë për jetën e saj dhe mesa duket tashmë i ka planet shumë të qarta se çfarë dëshiron nga vetja në të ardhmen. /revistawho.com