Çfarë po ndodh? Veprimi i fundit i Majk i bëri fansat të besojnë se reperi është rikthyer me Majlinda Zekën
Ndonëse janë të ndarë prej kohësh, Majk Kaveli dhe Majlinda Zeka kalojnë momente nën shoqërinë e njëri-tjetrit, pasi kanë një djalë bashkë.
Ata takohen shpesh për hir të Roanit dhe mundohen që i vogli të mos e ndjejë mungesën e asnjërit prej tyre.
Së fundmi, fansat e reperit mendojnë se dyshja është rikthyer bashkë.
Majlinda postoi pak orë më parë një foto me djalin e tyre, e cila është shpërndarë më pas nga Majk në Instastory-n e tij.
Përveç kësaj, reperi e ka shoqëruar foton me ‘emoji’ me sy me zemra, ndërsa në foton e publikuar nga ish-partnerja e tij, ka komentuar me dy zemra të kuqe.
Disa javë më parë, familja e kaloi fundjavën duke shijuar borën e parë të këtj viti.
Si Zeka, ashtu edhe Kaveli, publikuan në rrjetet e tyre sociale foto nga i njëjti vend, si dhe pamje të Roanit teksa argëtohej në borë.
Kohët e fundit, Majk u përfol për një lidhje me miss Blerta Veselin, por reperi e ka mohuar diçka të tillë.