Çfarë po ndodh, Tea Trifoni e lidhur me Butrint Imerin?

Tea Trifoni një emër jo pak i komentuar nga mediat rozë. Sërish ajo është bërë pjesë e tyre po kësaj here me një thashethem të nxjerrë nga fansat.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, ku dy moderatorëve të kësaj rubrike Ronaldo Sharkës dhe Erjola Doçit i kanë ardhur shumë mesazhe ku fansat thonë që e kanë parë Tean të takohet me Butrint Imerin.

Sipas Teas këto janë thjesht thashetheme pasi ajo jo vetëm që nuk e ka takuar Butrintin, por nuk e ka parë as live në koncerte.

Tea Trifoni: Hera e parë që unë e dëgjoj këtë, unë Butrintin nuk e kam takuar kurrë, nuk e kam parë kurrë, as në koncerte nuk e kam parë ndonjëherë live dhe nuk e di si doli kjo. Edhe unë jam shumë kurioze ta shoh këtë videon që paska ky personi, por nuk ekziston.

Ronaldo Sharka: Ai ka thënë që së shpejti do e sigurojë videon.

Tea Trifoni: E presim. Nuk e kam takuar kurrë, nuk e njoh.