Çfarë po ndodh mes Ylli Limanit dhe bukuroshes me të cilën publikoi video? Tani hedhin foto

Ai është i njohur për muzikën dhe zërin e tij fantastik, ndërsa për jetën private nuk është përfolur kurrë. Ylli Limani është një nga këngëtarët që nuk është përfoluar thuajse kurrë për ndonjë lidhje, ndërsa edhe vetë ai mundohet të jetë sa më i rezervuar.

“Jam i turpshëm”, ka thënë Ylli dhe dëshiron që të qëndrojë sa më pak i ekzpozuar.

Ndërsa para pak kohësh “Panorama Plus” zbuloi se një vajzë e panjohur për publikun ka publikuar një video ku shfaqej krah artistit. Ata shiheshin së bashku në makinë teksa këndonin një nga këngët e Yllit që ende nuk është publikuar. Pas një hulumtimi në rrjetet sociale zbuluam se vajza quhet Elza Gashi dhe është një makeup artiste.

Elza ka qenë bashkëpunëtore në videoklipet e ndryshme të disa prej artistëve shqiptarë siç janë Ledri Vula apo Butrint Imeri. Gjasat janë që ajo të jetë makeup artistja e videoklipit të ri që po sjell Yll Limani. Megjithatë sot na tërhoqi vëmendje një tjetër veprim. Elza ka publikuar në Instastory një foto me çantën e Yllit duke shkruar “Dhuratë nga Ylli”. Teksa e ka rishpërndarë Ylli shkruan: “hehehehjojojo”.

Por çfarë po nodh mes dyshes? Këtë nuk mund ta themi me siguri dhe mbetet ta shohim se çfarë ka realisht mes Yllit dhe Elzës.