Çfarë po ndodh mes tyre? Taylor Swift fotografohet duke festuar së bashku me ish-të dashurin e saj që është martuar me…

Këngëtarja Taylor Swift, vendosi të festonte pas koncertit “Saturday Night Live”, së bashku me disa nga miqtë e saj më të famshëm, përfshirë edhe ish-të dashurin, Joe Jonas.

Pasi performoi për 10 minuta këngën “All Too Well” në skenën e “Studio 8H”, artistja vendosi të argëtohet duke organizuar një festë tjetër në Nju Jork.

Sipas fotove të siguruara nga “Page Six”, 31-vjeçarja kishte veshur një pallto me kuadrate, ndërkohë që poshtë saj kishte zgjedhur një golf dhe pantallona ngjyrë të zeza.

Ish-i dashuri i saj, Joe Jonas, mbërriti në festë së bashku me bashkëshorten e tij, Sophie Turner. Taylor dhe Jonas dolën bashkë në vitin 2008. Vitet e fundit ata kanë ndërtuar një raport miqësor.

Marrëdhënia mes tyre u rregullua kur këngëtarja i kërkoi falje Jonas pasi e akuzoi se i kishte publikuar foto dhe video kudo në rrjete sociale gjatë kohës që ajo ishte 18 vjeç.

Swift është në një lidhje me aktorin 29-vjeçar Joe Alwyn.Këngëtarja ka treguar se lidhja me artistin është forcuar akoma më shumë pas këngëve të trishta dhe nga dashuria për shkrimin e këngëve të tilla. Joe ka marrë pjesë në dy albumet e fundit të Taylor, “Folklore” dhe “Evermore”, duke shkruar nën emrin “William Bowery”.

“Joe dhe unë i duam shumë këngët e trishta. Ne jemi lidhur akoma më shumë nga muzika. Ne shkruajmë këngët më të trishta. I dashurojmë vërtetë këngët e trishta. Çfarë mund të them? Ishte një surprizë që nisëm të shkruanim bashkë”,- tha Taylor më parë.

Ajo ka treguar se i dashuri e ka prezantuar gjithmonë me këngë të cilat nuk i ka dëgjuar më parë dhe që më pas i ka bërë pjesë të të preferuarave të saj. Taylor tha se Joe u kthye në bashkëpunëtorin e saj më të mirë gjatë ditëve të izolimit.