Çfarë po ndodh mes Tuna Sejdiut dhe Patris Berishës? Këngëtarja kthehet në vendlindjen e saj dhe ndryshon mbiemrin e djalit në rrjete sociale
Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdiu, prej kohësh nuk ka sjellë më projekte të reja muzikore.
Duket se këngëtarja i është përkushtuar plotësisht jetës së saj private, e sidomos djalit të vogël që ka me Patris Berishën, të cilin e quajnë Tian.
Por, sipas “Prive”, artistja është larguar nga Prishtina, ku ka jetuar prej vitesh dhe është rikthyer në vendlindjen e saj në Shkup.
Raportohet gjithashtu, se bashkë me djalin, Tuna po jeton në një apartament.
Ndërkohë, edhe Patrisi po jeton në një apartament, por në një lagje tjetër të kryeqytetit.
Përveç kësaj, Tuna ka bërë edhe një veprim tjetër, i cili ka ngritur shumë dyshime për raportin mes çiftit.
Në llogarinë në Instagram që ajo i ka hapur djalit të saj, mbiemrin e tij e ka ndryshuar nga Berisha në Sejdi.
Për më tepër, Tian ndjek vetëm gjashtë persona, mes të cilëve emri Patris Berisha nuk ekziston.
Mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur dhe si qëndron e vërteta e të gjithë këtyre elementëve që ngrenë pikëpyetje për një krisje mes tyre.