Çfarë po ndodh mes tij dhe Diolës? Flet miku i Xhonatanit
Prova javore që bëri bashkë Xhonatanin dhe Diolën në një kërcim duket se është bërë shkak që të flitet për një pasion mes tyre.
Njerëzit në mediat sociale kanë vënë re një tërheqje dhe afrimitet që mund të kthehet në diçka më shumë.
Por, çfarë mendon për këtë gazetari dhe miku i Xhonit, Artion Vreto?
“Do doja ta përdorte këtë gjë(lidhjen me Diolën) sepse publiku dhe media telenovela duan. Është një lojë marketingu dhe mirë do bënte. Por, duke e njohur Xhonatanin e di që nuk do ketë asgjë. Sepse ai nuk i bën gjërat pa i ndjerë. Nuk ecën me strategji. Patjetër që mund të ketë diçka, por ne analizojmë ato që shohim jashtë”– tha ai.
Ndërkohë, lidhur me faktin që Xhoni i dha informacione nga jashtë Oltës që ditën e parë, Artioni tha se nuk ishte e qëllimshme.
“Xhoni kur hyri erdhi një ditë më parë nga Spanja. Nuk dinte as çfarë rrobash të merrte. Ka qenë informacion pa vetëdije. Xhoni nuk u përgatit as se çfarë po ndodh realisht në Big Brother. Ne i thamë që të jetë vetvetja. Gjysmën i njeh. Ai ka bërë një gabim pa dashje. Jam i bindur se 100% veprimet e tij ishin padashje, nuk hyri me atë qëllim”– u shpreh Artjoni.