Çfarë po ndodh mes Kim Kardashian dhe Maluma-s? Dyshja fotografohen duke buzëqeshur krah njëri-tjetrit

Disa foto të Kim Kardashian dhe Maluma-s po bëjnë xhiron e rrjetit dhe fansat e dyshes kanë nisur të aludojnë se mes tyre ka diçka.

Të dy u panë të pranishëm në hapjen e një hoteli në Miami të premten duke trazuar kështu ujërat në Internet, shkruan “Page Six”.

Sipas një burimi të afërt me Kim dhe Maluma-n, pavarësisht se dukeshin të lumtur krah njëri-tjetrit, mes tyre nuk ka asgjë më shumë se sa thjesht miqësi.

“Ata janë thjesht miq dhe po ashtu, kanë shumë miq të përbashkët. Nuk ka asgjë romantike”,– u shpreh burimi.

Në fotot e dyshes që po bëjnë xhiron e rrjetit, Kim shihej e veshur me një fustan të “Dior” në ngjyrë jeshil, teksa buzëqeshte me Maluma-n, i cili kishte veshur një kostum nga koleksioni i tij “Balmain”.

Është mësuar gjithashtu se gjatë mbrëmjes, dyshja nuk janë ulur në një tryezë pranë njëri-tjetrit, por secili prej tyre ka qenë nën shoqërinë e personave të tjerë të pranishëm.

Gjatë një interviste të dhënë kohë më parë, Maluma ka shprehur pëlqimin për Kendall Jenner.

Nuk dihet ende se sa kohë ka këngëtari i famshëm latin që është beqar.

Lidhja e tij e fundit ishte me një vajzë të quajtur Susana Gomez, një arkitekte kolumbiane që drejton një kompani dizajnimi.

Ndërsa Kardashian u divorcua nga West në shkurt të këtij viti, pas shtatë viteve martesë.

Panorama.al