Çfarë po ndodh me shëndetin e Romeos në shtëpi?
Duket se Romeo Veshaj po kalon një periudhë jo dhe aq të mirë ditët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Ndryshe nga hyrja në program, ku ishte mjaft i shëndetshëm dhe i stërvitur, Romeo së fundmi është dobësuar shumë, gjë që vihet re menjëherë.
Madje këtë ia ka vënë në dukje edhe një tjetër banore e shtëpisë, Rikja.
Në një diskutim me Rozën, Rikja ndjehet e ‘shqetësuar’ për Romeon pasi ka humbur më shumë se 10kg.
“Sikur është i stresuar, nervoz nuk e ka më atë dritën që ka pasur në javët e para”, është shprehur Rike.
Ora News