Çfarë po ndodh me llogarinë e Feros në Instagram?

Gjatë ditës së sotme pati aktivitet të çuditshëm në llogarinë e Feros në Instagram.

Si duket reperi ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik dhe dikush ka marrë në pronësi llogarinë e tij në Instagram.

Në një postim është hakeri ai që u drejtohet ndjekësve të Feros duke shkruar: “Hakeri ktu : a me ja kthy Feros Instagramin a me ja zhduk kejt ?”

Kurse në një postim në Instastory, shkruan “Kush pe don passwordin e ktij Instagrami?”.

Prive.al