“Çfarë po ndodh me këtë vend?”, Orinda Hutën e shqetëson kjo veprimtari në kryeqytet

Me anë të një postimi në ‘Instastory’, moderatorja e njohur, Orinda Huta ka treguar një prej shqetësimeve të saj që lidhet me trafikun në Tiranë, që duket se ia ka bërë mjaft të vështirë lëvizjen në kryeqytet.

“Çfarë po ndodh me këtë vend?! Më shpejt erdha nga Belgjika, sa po futem në Tiranë. Torturuese”, ka shkruar Huta në llogarinë e saj ku duken dhe pamjet e trafikut të rënduar mes shumë automjetesh.

Orinda ka ndarë dhe më parë probleme të ndryshme që has gjatë përditshmërisë, duke u treguar mjaft transparente edhe në rrjetet sociale.

Kujtojmë dhe se është hera e parë që personazhe publikë tregojnë se sa probleme i sjell trafiku në kryeqytet apo mungesa e vendeve të parkimit./revistawho.com