Çfarë po ndodh me jetën e Andi Shehut dhe Melisa Lleshit? Çifti tregon arsyen e shkëputjes nga jeta publike
Andi Shehu dhe Melisa Lleshi ishin një ndër çiftet që u formuan pas daljes nga “Për’puthen”. Dyshja ka ngjallur shumë kuriozitet se si nisi gjithçka mes tyre dhe se si po shkojnë punët tani që edhe bashkëjetojnë.
Kohët e fundit, fansat e dyshes kanë vënë re se as Andi dhe as Melisa nuk kanë qenë shuëm aktivë në rrjete sociale.
Të ftuar tek “Trotuar” në “E Diell” çifti ka treguar arsyen që fshihet pas këtij vendimi.
“Kemi gjetur rehat për momentin dhe thjesht po e shijojmë. Nuk ma ka mbledhur Melisa. Ne kemi një lloj bashkëbisedimi me njëri-tjetrin, vlen totalisht fjala marrëdhënie që do të thotë merr dhe jep, ne e kemi totalisht të zotëruar dhe për këtë arsye shkojmë shumë mirë. Normalisht si çdo lidhje kemi ato tonat që një herë më ngrihen nervat mua një herë Melisës, por pak rëndësi ka”,- tha Andi.
Ndërkohë, ashtu siç ka deklaruar edhe herë të tjera nëpër intervista të ndryshme, 23-vjeçarja tha se është shumë e dashuruar me Andin dhe se është e bindur që do të jenë bashkë në çdo kohë.