Çfarë po ndodh? E veshur nuse, Dafina Zeqiri fshin të gjitha postimet në Instagram

Nuk e dimë se ç’ka në mendje, por me siguri, këngëtarja Dafina Zeqiri do të na surprizojë sërish.

Ajo ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e saj në Instagram, duke lënë vetëm një foto ku shfaqet e veshur nuse.

a30994b0-f375-450c-8d0e-f320b4d08f69

Mbi kokë, Dafina mban një vello të kuqe, me anë të së cilës ka mbuluar edhe fytyrën, ndërkohë që mund të shihet edhe fustani i bardhë, i hapur në pjesën e gjoksit dhe me krahë të fryra.

16ea00c3-516f-4d13-b243-3409bc13a0e7

Duket se së shpejti Dafina do të lançojë albumin e titulluar “Dafinë moj”, për të cilin ka njoftuar prej kohësh, duke shtuar se ky album ka një rëndësi të veçantë për të dhe familjen e saj, e sidomos për nënën.

Ndryshe nga herët e tjera, në këtë album do të marrë pjesë edhe nëna e Dafinës, së cilës këngëtarja i ka lënë një vend të veçantë. Ajo do të këndojë në pjesën hyrëse të albumit.

Kjo ndodhta edhe spese nëna e Dafinës është e dhënë pas këngës dhe ka kënduar në rini.