Çfarë po ndodh? Don Xhon nxirret me forcë nga lokali!
Së fundmi në rrjet po qarkullon një video aspak e këndshme për Don Xhon.
Në videon e publikuar në ‘’TikTok’’ shihet se si artisti largohet me forcë nga një restorant nga sigurimi dhe shumë njerëz rreth tij.
Thuhet se ngjarja ka ndodhur me 11 mars në Bruksel por nuk është sqaruar se çfarë kishte ndodhur.
Don Xhon nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë ngjarje.