Çfarë po ndodh? Ben Affleck shfaqet i përlotur në ditëlindjen e Jennifer-it!

Jennifer Lopez ka festuar një ditë më parë 53-vjetorin e lindjes. Por vëmendjen e ka tërhequr diçka tjetër. Ben Affleck është shfaqur i përlotur. Teksa darkonin në Paris përballë kullës Eiffel, Ben është shfaqur me sytë e përlotur. Më pas Jennifer e ka përqafuar, për ta ngushëlluar dhe në fund të dy ia kanë plasur të qeshurit. Me siguri kanë qenë lot gëzimi. Kujtojmë se çifti u martua pak ditë më parë, teksa tani po shijojnë muajin e mjaltit në Paris.