“Çfarë po bëni? Është djalli”- Shikon dy modele duke u puthur në buzë, murgesha e tronditur hyn ti ndajë! Momentet që u bënë virale

Një murgeshë është tronditur nga një skenë që i kanë parë sytë, teksa po kalonte në një nga rrugicat e lagjeve në Napoli.

murgesha

Ajo është përballur me dy modele që po putheshin në rrugë dhe ka ndërhyrë duke ndërprerë skenën mes tyre.

“Çfarë po bëni? Çfarë po bëni? Është djalli Jezus, Jozef, Shën Ana dhe Maria!”, dëgjohet duke thënë murgesha në video, ndërsa përpiqet të ndajë dy modelet që putheshin, Serena de Ferrari dhe Kyshan Wilson, të cilat janë të famshme për rolet e tyre në “Mare Fuori”.

“Po punojmë”, i përgjigjet një nga modelet, e cila po bënte një set fotografik për një revistë.

Ndërkohë murgesha bën shenjën e kryqit teksa sheh vajzat që puthen në buzë.

Video e murgeshës që ndan dy modelet të cilat po putheshin është bërë virale në mediat sociale.